Flash

Në kulmin e luftës në Ukrainë, Lavrov viziton Serbinë më 7 qershor

Lapsi.al 27 May 2022
Në kulmin e luftës në Ukrainë, Lavrov viziton Serbinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të vizitojë Beogradin me datë 7 qershor. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe.

Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.

Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën, duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

Të këshilluara

Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

Rusia vijon me hakmarrjen ndaj perëndimit, ndërkohë që ka marrë sanksione goditëse që po dobësojnë rëndë ekonominë e saj. Ministria e Jashtme ruse ka vendosur t...

11:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI