Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Regjisorët ukrainas protestojnë për 'gjenocidin' rus në premierën e Kanës

Lapsi.al 26 May 2022
Regjisorët ukrainas protestojnë për 'gjenocidin' rus

Anëtarët e ekipit të produksionit për "Butterly Vision", nga regjisori ukrainas Maksym Nakonechni, protestuan kundër luftës së vazhdueshme në Ukrainë ndërsa ishin në tapetin e kuq.

Përpara Salle Debussy, teatri i dytë më i madh në Kanë, ekipi – duke përfshirë producentët Darya Bassel, Yelizaveta Smit,dhe aktoren Rita Burkovska – mbajti një pankartë ku shkruhej: “Rusët vrasin ukrainasit. A ju duket fyese apo shqetësuese të flitet për këtë gjenocid?”

Sirenat e dëgjuara në shkallët e tapetit të kuq kishin për qëllim të simbolizonin sulmet ajrore në Ukrainë, ndërsa protestuesit mbanin mbi fytyrat e tyre tabela që shkruanin "përmbajtje të ndjeshme".

Filmi "Butterfly Vision" eksploron një ide të ngjashme, megjithëse në një botë imagjinare. Ndërsa filmi është vendosur para luftës aktuale, ai detajon udhëtimin e një ushtareje femër që ikën nga Rusia dhe kthehet në Ukrainë pasi mbahet si e burgosur lufte.

Por kjo nuk është deklarata e parë politike në festivalin e filmit. Më 20 maj, një grua  e pa identifikuar u zhvesh lakuriq  për të protestuar ndaj akuzave të shumta për sulme ndaj grave ukrainase nga ana e ushtarëve rusë.

Në trupin e saj ajo kishte ngjyrat e flamurit ukrainas me fjalët "Stop përdhunimit" të shkruara me bojë në stomakun e saj, por ajo u mbulua shpejt menjë xhaketë ndërsa siguria e mori me vete përpara premierës për "Three Thousand Years of Longing" të George Miller.”

Më pas, në shfaqjen e "Holy Spider" të Ali Abbasit më 22 maj, gratë nga lëvizja feministe Les Colleuses krijuan deklaratën e tyre politike. Ata përdorën pajisje tymi për të shkaktuar një spektakël teksa lëshuan një pankartë që listonte 129 emrat e grave që ishin viktima të dhunës në familje në Francë që nga festivali i mëparshëm i filmit.

Demonstratat vijnë pasi presidenti ukrainas Vladimir Zelensky hapi festivalin e filmit javën e kaluar, duke vënë në dukje ngjashmërinë midis filmave imagjinar të luftës dhe luftës së vazhdueshme në vendin e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI