Flash

Johnny Depp: Falë meje, Amber Heard mori pjesë në 'Aquaman'

Lapsi.al 26 May 2022
Johnny Depp: Falë meje, Amber Heard mori pjesë në

Johnny Depp ka pretenduar së fundmi se ai mundësoi pjesëmarrjen e  Amber Heard në Aquaman.

Të mërkurën, aktori u kthye në tribunë kur ekipi i tij e thirri për të dëshmuar sërish në gjyqin e  vazhdueshëm për shpifje kundër aktores. Në këtë javë të fundit të dëshmive, Depp pati mundësinë për t'iu përgjigjur disa çështjeve të ngritura gjatë mbrojtjes së Heard, duke përfshirë deklaratën e saj se ai nuk e mori rolin në Aquaman për të.

Në përgjigje të pretendimit të saj , Johnny tha se kjo "nuk është saktësisht e vërtetë".Në dëshminë e tij, ai tregoi  se pasi Heard kaloi audicionin për filmin, "Ajo më pyeti nëse do të flisja me Warner Bros".

“Bëra një telefonatë dhe fola me tre drejtues të nivelit të lartë të Warner Bros. Mund të them vetëm se ajo në fund e mori punën në film. Mendoj se i frenova shqetësimet e tyre në një farë mase."

Gjatë marrjes në pyetje , aktorja u pyet nga avokati i Depp, Camille Vasquez nëse ishte e vërtetë që ai e kishte punësuar atë në Aquaman. Heard tha, "Më falni? Jo, zonja Vasquez - Unë e mora vet atë rol duke bërë audicion. Kështu funksionon."

Johnny gjithashtu pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të deklaratave të bëra nga avokati i tij që janë baza e kundërpadisë së Heard për shpifje. Në vitin 2020, tre deklarata publike u bënë nga avokati i aktorit, Adam Waldman që i quajti akuzat për abuzimin e Heard "të rreme" dhe një "mashtrim".

Ekipi i tij ka argumentuar se ai nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me "pjesëmarrjen" ose "autorizimin" e komenteve, dhe pohoi se aktori nuk ishte i përfshirë në hartimin e këtyre komenteve.

Depp ngriti padinë e tij prej 50 milionë dollarësh kundër ish bashkëshortes në vitin 2019, duke pretenduar shpifje për një artikull  të vitit 2018 që ajo shkroi për paraqitjen e akuzave për dhunë në familje, megjithëse nuk e përmendi atë me emër. Nga ana tjetër, Amber po e kundërshton për shpifje, duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim./Lapsi.al

Të këshilluara

Sërish probleme ligjore për Travis Scott

Një fanse që ndoqi performancën e Travis Scott në maj 2019 në një festival muzikor në Majami, e ka paditur reperin, duke pretenduar se nxitja e turmës nga ana e...

18:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI