Flash

Finalja e Conference League/ Tifozët shkaktojnë trazira edhe në Roterdam pas humbjes së Feyenoord

Lapsi.al 26 May 2022
Finalja e Conference League/ Tifozët shkaktojnë trazira edhe në
Tifozët holandezë kanë shkaktuar trazira jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetin e tyre. Mësohet se disa persona në Roterdam, të cilët duket se nuk e kanë përballuar dot humbjen e finales së Conference League, kanë krijuar situata kaotike në qytet. Nga mediet e huaja raportohet se 72 persona janë arrestuar gjatë natës së kaluar. Tifozët kanë shfryrë zemërimin në rrugët e Roterdamit, duke shkatërruar objekte e thyer xhama. Po ashtu ata kanë goditur edhe një tramvaj dhe një autobus. Gjatë tensioneve, dy efektivë policie janë plagosur nga tifozët e revoltuar. Të dy morën dëmtime të lehta. Incidentet nuk munguan as në zonën e Pedonales në Tiranë, ku disa tifozë holandezë u përfshinë në përleshje. Nga ana tjetër, tifozët e Romës festuan fitoren e trofeut falë suksesit 1-0 në Tiranë. Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI