Flash

Shifra marramendëse që fitoi Dolce&Gabbana nga dasma e Kourtney dhe Travis

Lapsi.al 25 May 2022
Shifra marramendëse që fitoi Dolce&Gabbana nga dasma e Kourtney

Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve, shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana dhe i transportuan të ftuarit me varka me printimet e firmës së famshme.

Travis Barker duke u përshëndetur me Stefano Gabbana-n

Dhe Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmë.

Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani.

“Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Kjo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli," thotë për Page Six Style, Alison Bringé CMO e Launchmetrics, duke shtuar se duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma, këto shifra janë paraprake dhe do të vazhdojnë të rriten.

Të këshilluara

Diplo pjesë e Sunny Hill Festival

Festivali “Sunny Hill” sërish do të ketë një vëmendje të madhe këtë verë. Shumë yje me famë botërore do të thirren që të performojnë në skenën gjigante. Por ku...

09:58

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI