Flash

Kate Moss nga lidhja e dashurisë në karrigen e gjyqit si dëshmitare e Johnny Depp

Lapsi.al 25 May 2022
Kate Moss nga lidhja e dashurisë në karrigen e gjyqit si

Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për Johnny Depp.

Në mesin e viteve ’90, supermodelja u pyet nga një prezantuese televizive britanike se sa romantik ishte i dashuri i saj i atëhershëm – dhe zbuloi se Depp pëlqente ta befasonte me festa dhe dhurata.

“Oh vazhdo, çfarë lloj dhuratash?” pyeti prezantuesja e “The Big Breakfast”, Gaby Roslin.

Në vitet ’90, Kate Moss dhe Johnny Depp ishin mbretër të Hollivudit. Tani, Moss do të kthehet për të mbrojtur Depp, i cili mbetet një mik i mirë.

Moss bëri me dije se Depp e surprizonte me bizhuteri të shtrenjtë.

Tanimë Moss kthehet në gjyq për të dëshmuar, pasi ishte Amber Heard ajo e cila i përmendi emrin. Moss, 48 ​​vjeç, pritet të shpjegojë se si Depp dikur e mbajti pasi ajo rrëshqiti nga shkallët.

Depp dhe Moss ishin çifti ikonë i viteve ’90.

Aktori, i cili mori famë në serialin televiziv “21 Jump Street”, ishte 31 vjeç dhe Moss ishte 20 vjeç kur u takuan. “E dija që në momentin e parë që folëm se do të ishim bashkë”, ka thënë modelja.

Shkrimtari i modës, George Wayne, i prezantoi ata “në Cafe Tabac në East Village”.

Depp ka pohuar se ai dhe Moss kanë kryer marrëdhënie seksuale në secilën nga 63 dhomat e Chateau Marmont në Hollywood dhe thuhet se ka mbushur një vaskë me shampanjë në Hotelin Portobello të Londrës që ata të laheshin.

Të këshilluara

Diplo pjesë e Sunny Hill Festival

Festivali “Sunny Hill” sërish do të ketë një vëmendje të madhe këtë verë. Shumë yje me famë botërore do të thirren që të performojnë në skenën gjigante. Por ku...

09:58

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI