Flash

Diplo pjesë e Sunny Hill Festival

Lapsi.al 25 May 2022
Diplo pjesë e Sunny Hill Festival

Festivali “Sunny Hill” sërish do të ketë një vëmendje të madhe këtë verë. Shumë yje me famë botërore do të thirren që të performojnë në skenën gjigante.

Por kush janë deri më tani disa prej artistëve të mëdhenj që do të performojnë?

Deri më tani, është bërë e ditur se Skepta dhe AJ Tracey do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill”.

Por së fundmi një tjetër emër është bërë publik.

E gjeni dot se kush është?

Bëhet fjalë pikërisht për Dj e njohur Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz.

Diplo njihet për karrierën e bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues në Los Angeles.

Faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka publikuar së fundmi një njoftim.

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”, thuhet në njoftim.

Diplo ka një famë ndërkombëtare. Ai njihet për hite të padiskutueshme si për shembull një nga këngët që ka arritur shumë klikime është bashkëpunimi me Silk City, Dua Lipën dhe Mark Ronson.

Kënga titullohet Electricity dhe jemi të bindur që të gjithë e dini.

Kënga ka arritur të mbledhë mbi 160 milionë klikime në Youtube.

Të këshilluara

Liam Payne i jep fund fejesës me modelen

Këngëtari Liam Payne i ka dhënë fund sërish marrëdhënies me modelen Maya Henry. Një përfaqësues i këngëtarit konfirmoi për PEOPLE se Payne dhe e fejuara e ti...

14:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI