Flash

Serbia njeh autoqefalinë e kishës maqedonase, merr fund përçarja 55-vjeçare

Lapsi.al 24 May 2022
Serbia njeh autoqefalinë e kishës maqedonase, merr fund

Kisha Ortodokse Serbe ka njohur zyrtarisht autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Ngjarja e cila i jep fund përçarjes mes ortodoksëve të lindjes u shënua të martën në një liturgji të mbajtur nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në fjalën e tij ai tha se pas përfundimit të dokumenteve ligjore do të përgatitet një akt zyrtar i cili do u drejtohet edhe kishave të tjera ortodokse.

Patriarku serb tha se priste që edhe kishat e tjerë ta njihnin pavarësinë e Kishës Maqedonase.

Porfirije: Vëllezër dhe motra, jemi të sigurt se edhe kishat e tjera lokale do ta mirëpresin autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit.

Kryepeshkopi i Ohrit dhe gjithë Maqedonisë Stefani falënderoi anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë.

Për presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski vendimi i 24 majit është historik dhe do të kontribuojë në korrigjimin e padrejtësive historike.

Edhe kryeministri Kovaçevski nga Roma, ka dërguar një mesazh urimi në të cilin evidentoheshin vlerat autentike të identitetit maqedonas përmes vendimit të Kishës Serbe.

Edhe lideri i opozitës, nga radhët e VMRO-së, zoti Hristjan Mickoski gëzon të njëjtin mendim.

Të dy vendet dhe dy kombet kishtare e shënuan këtë liturgji si një akt historik, i cili vërtetoi tejkalimin e përçarjes 55-vjeçare ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase.

Më 9 maj, Patriarkana Ekumenike e njohu Arqipeshkvinë e Ohrit si kanonike.

Të këshilluara

Tedros rizgjidhet në krye të OBSH-së

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është zgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar. Ai u zgjodh pas nj...

19:02

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI