Flash

Zelensky: Forcat ruse vranë rreth 90 persona në sulmin në Desna

Lapsi.al 23 May 2022
Zelensky: Forcat ruse vranë rreth 90 persona në sulmin në Desna

Gati 90 persona janë vrarë në një sulm ajror rus në fshatin Desna në rajonin verior të Ukrainës, Chernihiv, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.

Sulmi, i cili ndodhi të martën e kaluar, shkaktoi 87 viktima, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase thanë se tetë persona u vranë në sulm. Nëse shifra që tha Zelensky është e vërtetë ky është sulmi me numrin më të madh në një sulm të vetëm deri më tani.

Në ditën e sulmit, një zëdhënës ushtarak rus tha se raketa me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë kishin goditur forcat rezervë të Ukrainës në një qendër trajnimi pranë Desna-s dhe në një vend tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI