Flash

Polemikat e Eurovision vijojnë, flet Klaudia Pepa: Ndihem e zhgënjyer

Lapsi.al 23 May 2022
Polemikat e Eurovision vijojnë, flet Klaudia Pepa: Ndihem e zhgënjyer

Përveç këngës edhe keorografia e SAhqipërisë në Eurovision nuk kaloi pa u gjykuar. Polemikat mbi performancën ishin të shumta, duke e cilësuar provokuese dhe jashtë formatit.

Pas Ronelës edhe Klaudia Pepa ka rrëfyer të pathënat e saj.

“Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”

Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.

E pyetur se pse u zgjodh pikërisht ajo koreografi, balerinës u përgjigj se kjo ka qenë kërkesë e Ronelës.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – u shpreh Klaudia.

Ndërsa si përgjigje ndaj kritikave dhe sulmeve të shumta online ajo tha: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.

Klaudia ka folur dhe për zhgënjimin që ndjeu nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha Klaudia.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i 'Star Wars'

Colin Cantwell, njeriu që projektoi anijen kozmike në filmat "Star Wars", ka ndërruar jetë në moshën 90 vjecare. Hollywood Reporter raportoi të dielën se Sie...

14:49

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI