Flash

Nas Daily sërish në Shqipëri pas debatit të bujshëm me Ermal Mamaqin

Lapsi.al 23 May 2022
Nas Daily sërish në Shqipëri pas debatit të bujshëm me

Rikthehen swrish nw Shqipwri çifti i blogerwve, tw cilwt gjatw vizitws sw parw patwn njw debat me Ermal Mamaqin.

Nas Daily dhe Dear Alyneu bwnw tw njohur pas videove 1 minutwshe qw publikon nw Facwbook, duke promovuar shtete tw ndryshme me kulturat pwrkatwse.

Çfarë ndodhi në 2018?

Në njërën prej puntatave të emisionit të humorit që komediani moderonte asokohe “Xing me Ermalin”, ishin të ftuar blogeri me famë botërore dhe e dashura e tij. Mirëpo gjatë emisionit, situata në studio u tensionua kur Nasi u pyet: “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?”

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, tha Alyne mes lotësh.

Ermali i kërkoi falje por çifti vazhdoj t’i jepte rëndësi çështjes në rrjetet sociale. Më pas Ermali publikoi videon ku Alyne nuk kishte reaguar direkt e prekur duke thënë se gjithçka ishte një formë kurthi nga ana e saj, e cila e kishte përdorur situatën në favorin e saj.

“Shfrytëzoi mundësinë për të pasur një reagim që ishte goxha i planifikuar. Në momentin e parë mendova që kjo nuk po ndodh. Thashë ok, kjo po bën shaka. Kjo qeshi, Nas qeshi, të gjithë qeshëm. Unë ia shpjegova që Kejvina do të vijë për të bërë një pyetje të sikletshme për humor, asnjë sulm, asnjë lloj diskriminimi gjinor ose rracor. Megjithatë, kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Sepse në momentin e parë, ajo e kuptoi pyetjen, tha ‘ej, kjo nuk është shumë e sjellshme dhe blla, blla’, pastaj filloi të qante.”

Disa vite pas kësaj situatë çifti i njohur është rikthyer në Shqipëri. Alyne ka ndarë disa foto nga Gjirokastra duke zbuluar se kanë qëndruar 1 muaj në vendin tonë që e cilëson si shtetin e saj të preferuar.

“Shkëlqimi i Shqipërisë! Mbeti edhe një javë nga “pauza” ime njëmujore në rrjetet sociale nuk ishte një pushim zyrtar, por edhe qëndrimi i një muaji të plotë në një vend pa fluturime ka qenë shumë i bukur.

Ndonjëherë është e vështirë të ngadalësosh kur merr vazhdimisht mesazhe “bëj më shumë, bëhu më shumë, më shumë!” Por kur takova Yuval Noah Harare (autor i Sapiens) ai përmendi se kalon të paktën një muaj shumicën e viteve në një ashram në Indi. Kështu që unë mendova nëse një nga njerëzit më inteligjentë të suksesshëm në tokë bën pushime për reflektim atëherë kështu mund të bëj unë. Plus që dukem gjithmonë më e lumtur pas Shqipërisë.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i 'Star Wars'

Colin Cantwell, njeriu që projektoi anijen kozmike në filmat "Star Wars", ka ndërruar jetë në moshën 90 vjecare. Hollywood Reporter raportoi të dielën se Sie...

14:49

Pete Davidson konfirmon largimin nga 'SNL'

Pete Davidson  konfirmoi largimin e tij nga Saturday Night Live në një postim në Instagram nga shoku Dave Sirus. Komediani shkroi një shënim emocionues përpa...

15:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI