Flash

Inteligjenca britanike: Humbjet ruse në Ukrainë, të ngjashme me ato në Afganistan

Lapsi.al 23 May 2022
Inteligjenca britanike: Humbjet ruse në Ukrainë, të ngjashme me

Ofensiva ruse në Ukrainë nuk po shkon sipas parashikimeve të Kremlinit zyrtar. Këtë deklaratë e konfirmon dhe ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar që raporton se Rusia ka pësuar në tre muajt e parë të pushtimit të saj në Ukrainë një numër të ngjashëm të vdekjeve me atë të Bashkimit Sovjetik, gjatë nëntë viteve të luftës në Afganistan.

“Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe gabimet e përsëritura ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit”, tha inteligjenca britanike.

Pushtimi sovjetik i Afganistanit zgjati nga dhjetori 1979 deri në shkurt 1989. Numri zyrtar i vdekjeve sovjetike gjatë Luftës në Afganistan ishte rreth 15,000 ushtarë. Në mars, zyrtarë të lartë të NATO-s vlerësuan se deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë në vetëm një muaj.

Të këshilluara

OBSH: Bota po përballet me sfida të frikshme

Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të S...

09:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI