Flash

Gwyneth Paltrow mbështet Kourtney Kardashian pas akuzave për kopjim

Lapsi.al 23 May 2022
Gwyneth Paltrow mbështet Kourtney Kardashian pas akuzave për kopjim

Gwyneth Paltrow ka mbështetur së fundmi publikisht Kourtney Kardashain pas akuzave për kopjimin e produkteve nga marka e saj Goop.

Gjatë një pyetje-përgjigjeje në Instagram,Paltrow u pyet nëse ishte e mërzitur që Poosh e "kopjoi" atë.

"Kjo ide se gratë duhet të jenë në konkurrencë është dema e trashëguar e patriarkalizmit -," shkroi ajo, "ka vend për çdo grua që të përmbushë ëndrrat e saj."

"Unë kam qenë pre e këtij lloji të të menduarit vite më parë, kështu që e kuptoj se nga vjen", pranoi fituesja e Oskarit. "Tani jam shumë e lumtur kur shoh biznese të reja , ku ka një vend për të gjithë ne." Aktorja më pas përfundoi përgjigjen e saj duke shtuar, "Plus @kourtneykardash është një person vërtet i mirë dhe gjithashtu #KRAVISFOREVER" (Kravis është emri i çiftit të famshëm  Kardashian dhe tani bashkëshorti Travis Barker).

Gjithashtu gjatë pyetësorit, një fans i kërkoi Paltrow të ndante një "foto me Dakota Johnson", e dashura aktuale e ish-bashkëshortit të saj Chris Martin.

Si përgjigje, ajo postoi një foto të tyre duke buzëqeshur. Paltrow dhe Martin ishin të martuar nga viti 2003 deri në 2016 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Apple, 18 dhe djalin Moses, 16 vjeç.

Në janar 2020, themeluesja e Goop, e cila tani është e martuar me producentin Brad Falchuk, i tha Harper's Bazaar se ajo shkonte mirë me aktoren e Fifty Shades of Grey.

“Unë e dua atë”, u shpreh Gwyneth për revistën. "Unë mund të shoh se si do të dukej e çuditshme, Por mendoj se, në këtë rast, vetëm pasi e kam kaluar në mënyrë të përsëritur, thjesht e adhuroj atë.

Një burim tregoi më parë PEOPLE, "Është shumë e rëndësishme që Paltrow të ketë marrëdhënie të mira me të dashurën e Chris. Ajo nuk është aspak e kërcënuar nga Dakota dhe i pëlqen që Chris është i lumtur – ajo është shumë e sigurt për  marrëdhëniet dhe nuk është konkurruese më në atë mënyrë."/Lapsi.al

Gwyneth defends Kourtney/ Gwyneth Paltrow. https://www.instagram.com/gwynethpaltrow/.

Gwyneth defends Kourtney/ Gwyneth Paltrow. https://www.instagram.com/gwynethpaltrow/.

Të këshilluara

Chris Pratt, baba për herë të tretë

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger kanë zbuluar se janë bërë sërish prindër. “Ne jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë të dytë...

18:12

Ndahet nga jeta krijuesi i 'Star Wars'

Colin Cantwell, njeriu që projektoi anijen kozmike në filmat "Star Wars", ka ndërruar jetë në moshën 90 vjecare. Hollywood Reporter raportoi të dielën se Sie...

14:49

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI