Flash

Doja Cat anulon festivalin e saj, shkak gjendja shëndetësore

Lapsi.al 23 May 2022
Doja Cat anulon festivalin e saj, shkak gjendja shëndetësore

Këngëtarja Doja Cat ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë për fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Twitter, Doja njoftoi se ajo do të anulojë festivalin e saj pasi do të bëjë operacion bajamet.

"Ckemi djema. Doja që ju ta dëgjonit fillimisht nga unë”, shkroi këngëtarja e “Woman”.“Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajamet e mia sa më shpejt. Rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes, Kjo do të thotë që duhet të anuloj festivalin tim këtë verë si dhe pjesëmarrjen në turneun e The Weeknd.Ndihem keq për këtë, por mezi pres që të shërohem dhe t'i rikthehem muzikës si dhe të krijojë një përvojë për të gjithë ju,” përfundoi ajo.

Lajmi nuk ishte krejtësisht i papritur. Të enjten, këngëtarja shkroi në Twitter se doktori i saj kishte gjetur një "absces" në bajamet e saj.

Artistja vazhdoi të zbulonte se kishte marrë disa antibioti për një infeksion të fytit përpara Billboard Music Awards 2022 më 15 maj - megjithatë rrëfeu se "harroi që po i merrja ato dhe më pas piva verë dhe piva duhan gjatë gjithë ditës dhe më pas gjendja mu përkeqësua në bajamet, kështu që ata duhej të më operonin.”

“Do e lë duhanin për një kohë dhe shpresoj të mos e dëshiroj më pas kësaj”, vazhdoi ajo të enjten në Twitter, duke shtuar se, “kam shumë frikë të këndoj pasi fyti më dhemb shumë. Kam qarë me orë të tëra, nuk ia vlen.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta krijuesi i 'Star Wars'

Colin Cantwell, njeriu që projektoi anijen kozmike në filmat "Star Wars", ka ndërruar jetë në moshën 90 vjecare. Hollywood Reporter raportoi të dielën se Sie...

14:49

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI