Flash

Detaji në vellon e Kourtney Kardashian mori vëmendjen më të madhe

Lapsi.al 23 May 2022
Detaji në vellon e Kourtney Kardashian mori vëmendjen më të

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zhvilluan dasmën e tyre në Portofino, Itali. “Dolce & Gabbana” dizenjoi fustanin e nuses ndërsa velloja mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Siç u raportua për herë të parë nga Vogue, velloja e Kardashian paraqiste portretin e Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë. Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar kështu edhe tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino.

Një mrekulli, apo jo?

“Dizajnimi i fustaneve të mia me Domenico-n dhe Stefano-n ka qenë një ëndërr e bërë realitet”, tha Kardashian për Vogue.

Barker, 46 vjeç, ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre.

Ceremonia e çiftit u mbajt në L’Olivetta, një vilë në Portofino në pronësi të Dolce & Gabbana, e cila u pasua nga një pritje në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

Dhe sigurisht nusja bëri një tjetër ndryshim të veshjes, duke e zëvendësuar fustanin me një tjetër veshje.

Kësaj here ajo u paraqit me një fustan korse të zezë dhe një vello të shkurtër.

Kourtney thjesht shkëlqeu me pamjen e saj.

Ylli i Kardashians u martua ligjërisht me Barkerin në Santa Barbara javën e kaluar, ku të pranishëm ishin disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes.

Të këshilluara

Pete Davidson konfirmon largimin nga 'SNL'

Pete Davidson  konfirmoi largimin e tij nga Saturday Night Live në një postim në Instagram nga shoku Dave Sirus. Komediani shkroi një shënim emocionues përpa...

15:17

Së shpejti, një film për jetën e Lil'Kim

Reperja Lil' Kim ka zbuluar së fundmi se historia e saj e jetës së shpejti do të tregohet në një film për dashamirët e muzikës në mbarë botën. Kim konfirmoi ...

12:29

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI