Flash

Zbulohet arsyeja e largimit të Amber Heard nga 'Aquaman'

Lapsi.al 22 May 2022
Zbulohet arsyeja e largimit të Amber Heard nga 'Aquaman'

Agjentja e Amber Heard ka zbuluar së fundmi arsyen e largimit të saj nga 'Aquaman2'.

Jessica Kovacevic e WME, zbuloi në gjyq se asaj iu tha se largimi i  Heard është për shkak të "mungesës së saj të kimisë" me aktori Jason Momoa, 42 vjeç, i cili drejton filmin.

Aktorja u përfshi për herë të parë në Justice League të vitit 2017 dhe luajti si Mera në filmin origjinal Aquaman. Duke folur për suksesin e Heard pas Aquaman, Kovacevic rrëfeu se ajo besonte se karriera e aktores nuk u ngrit aq shumë sa ajo e Momoas.

Kur u pyet se si u dëmtua karriera e saj, agjentja u shpreh: "Në përvojën time ... Karriera juaj merr një kthesë pas diçkaje të tillë. Ajo u prit shumë mirë në film në atë kohë, të gjithë ishin të kënaqur me të. Më pas, pati një rënie të plotë pas kësaj dhe negativitet për të, unë nuk kam një pjesë fizike të provës, por është i vetmi përfundim logjik që nxjerr. "Ajo shtoi se, mes shtypit të keq, Amber humbi një rol në një film të Amazon.

Depp ngriti një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje në mars 2019 kundër Heard duke pretenduar se artikulli i saj në Washington Post i dhjetorit 2018 për dhunën në familje i dëmtoi perspektivat e tij për karrierë, edhe pse ai nuk përmendej me emër./Lapsi.al

Të këshilluara

Briseida Shehaj: Do jem nënë e vetme

Në një rrëfim për jetën e saj personale, Brisida Shehaj thotë se familja i ka dhuruar shumë dashuri dhe ndihet shumë mirë që në moshën 38 vjecare, jeton ende me...

19:23

Përse Doja Cat anulloi turneun

Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë një operacion në një nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u i...

14:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI