Flash

Kourtney Kardashian nis përgatitjet e dasmës në Itali

Lapsi.al 22 May 2022
Kourtney Kardashian nis përgatitjet e dasmës në Itali

Kourtney Kardashian dhe i fejuari Travis Barker po bëhen gati të lidhin kurorë për herë të tretë.

Kourtney u bashkua me bateristin në një varkë në Portofino, Itali, të premten.Fëmijët e Kardashian - Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 vjeç - u panë me çiftin, sipas Entertainment Tonight. Mbetet e paqartë nëse ish partneri Scott Disick do t'i bashkohet festimeve.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë dhe mamaja Kris Jenner bashkë me motrat e saj: Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.Dasma do të zhvillohet në Castello Brown, një kështjellë me pamje nga porti Portofino.

Vetëm disa ditë para se të mbërrinte në Itali, Kardashian u martua ligjërisht me Barkerin në Santa Barbara, Kaliforni, me disa miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes të pranishëm, duke përfshirë babanë e dhëndrit, Randy Barker, dhe gjyshen e nuses, Mary Jo "MJ" Campbell.

“Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari përpara dasmës së tyre të madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, tregoi burimi për PEOPLE. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.

Të porsamartuarit  shpërndanë disa foto nga dasma e tyre në Santa Barbara në Instagram, duke përfshirë çiftin duke ecur dorë për dorë poshtë shkallëve të gjykatës, duke u puthur  dhe duke pozuar para makinës.  "Derisa vdekja të na ndajë",shkruhej në postim.

Në prill, dyshja u martua me një imitues të Elvis Presley-t, i cili drejtoi ceremoninë, në Las Vegas pas ndarjes së çmimeve Grammy 2022. Kourtney më vonë konfirmoi se nuk kishin licencë martese./Lapsi.al

Të këshilluara

Së shpejti, një film për jetën e Lil'Kim

Reperja Lil' Kim ka zbuluar së fundmi se historia e saj e jetës së shpejti do të tregohet në një film për dashamirët e muzikës në mbarë botën. Kim konfirmoi ...

12:29

Briseida Shehaj: Do jem nënë e vetme

Në një rrëfim për jetën e saj personale, Brisida Shehaj thotë se familja i ka dhuruar shumë dashuri dhe ndihet shumë mirë që në moshën 38 vjecare, jeton ende me...

19:23

Përse Doja Cat anulloi turneun

Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë një operacion në një nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u i...

14:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI