Flash

Reagon Elon Musk pas akuzave për ngacmim seksual

Lapsi.al 21 May 2022
Reagon Elon Musk pas akuzave për ngacmim seksual

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka mohuar pretendimet se ai e ka prekur dhe ekspozuar veten para një punonjëseje të kompanisë së tij të raketave SpaceX, 6 vjet më parë. Një raport në gazetën Business Insider të enjten supozoi se SpaceX i kishte paguar ish-stjuardesës 250,000 dollarë për të tërhequr kallëzimin. Si pjesë e marrëveshjes, ajo nuk u lejua ta padiste kompaninë ose të fliste për incidentin e supozuar.

“Ato akuza janë krejtësisht të pavërteta”, shkroi Musk në Twitter.

Ai i tha Business Insider se artikulli ishte sajuar "për arsye politike".

Themeluesi i SpaceX sugjeroi se artikulli kishte për qëllim të ndërhynte në blerjen e Twitter-it dhe të keqpërdorte ndryshimin e tij të fundit në politikë. Musk kishte përdorur Twitter-in për të njoftuar se "nuk mund ta mbështesë më Partinë Demokratike”, duke thënë se ka në plan të votojë për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Në artikullin e Business Insider thuhet se Musk kishte ekspozuar organet gjenitale, i kishte prekur këmbën pa pëlqim stjuardesës dhe i ofroi t'i blinte një dhuratë nëse ajo do të "bënte më shumë" - duke iu referuar kryerjes së akteve seksuale. Revista citoi një mikeshë anonime të stjuardesës.

Në një seri postimesh në Twitter, Musk pretendoi se mikesha e cituar në raport ishte "një aktiviste/aktore e majtë në Los Anxhelos” që gjithçka po e bënte për arsye politike. Ai e sfidoi atë të verifikonte pretendimet duke përshkruar pjesët intime të trupit të tij.

Nicholas Carlson, kryeredaktori i revistës, mbrojti punën e medias së tij, duke shkruar në Twitter:

"Ne i qëndrojmë historisë sonë, e cila bazohet në dokumente dhe intervista, dhe flet vetë".

Aksionet në kompaninë së Musk, Tesla, ranë të premten.

Të këshilluara

Përse Doja Cat anulloi turneun

Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë një operacion në një nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u i...

14:15

Zbulohen detaje të reja nga 'Squid Game 2'

Së fundmi janë zbuluar detaje nga sezoni i dytë i Squid Game. Krijuesi i serialit hit, Hwang Dong-hyuk, tha se sezoni i dytë do të vërë në dyshim nëse njerëz...

18:18

Dua Lipa, pjesë e filmit 'Barbie'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja Dua Lipa do të marrë në 'Barbie.' Sipas 'Daily Mail', filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbr...

17:25

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI