Flash

Përse Doja Cat anulloi turneun

Lapsi.al 21 May 2022
Përse Doja Cat anulloi turneun

Këngëtarja Doja Cat, njoftoi në Twitter se ajo kishte bërë një operacion në një nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, Doja Cat shpjegoi se bajamet e saj u infektuan përpara Billboard Music Awards të së dielës, ku ajo mori katër çmime për albumin më të mirë R&B, artisten më të mirë R&B, artisten më të mirë femër R&B dhe këngën kryesore virale. “Unë po merrja antibiotikë por harrova që po i merrja dhe më pas piva verë dhe po pija cigare elektronike gjatë gjithë ditës dhe më pas fillova të kem një rritje të keqe në bajame, kështu që ata duhej të bënin një operacion mbi të”- ka shkruar ajo.

Duke iu përgjigjur një fansi që e pyeti nëse ajo kishte në plan të vazhdonte duhanin, reperja tha se tani po përpiqej ta heqë njëherë e mirë këtë zakon.

Doja Cat u kthye në platformë të premten për të njoftuar se do t’i duhet një operacion tjetër dhe duhet të anulojë shfaqjet e saj të ardhshme.

“Doja që fillimisht ta dëgjonit nga unë. Fatkeqësisht, duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt të jetë e mundur. Operacioni është i lehtë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes. Kjo do të thotë se duhet të anuloj festivalin tim këtë verë si dhe turneun me The Weeknd. Ndihem shumv keq për këtë, por mezi pres të shërohem dhe t’i rikthehem muzikës”- përfundoi ajo.

Mesa duket problemi i duhanpirjes është tepër i pranishëm në botën e muzikës pasi pak mv para ishte dhe këngëtarja Dua Lipa e cila ka hequr dorë nga pirja e cigareve në një përpjekje për të përmirësuar qëndrueshmërinë e saj dhe shëndetin e përgjithshëm në mes të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Tashme nuk është aspak sekret fakti që duhani ndikon në ndryshimin dhe cilësinë e zërit të përdoruesve të tij e sidomos të këngëtarëve.

Pirja e rëndë e duhanit do të thajë dhe do të irritojë indet vokale, duke ndryshuar dhe kufizuar zërin e këndimit. Pirja e duhanit për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë një sërë gjendjesh të rënda që do të dëmtojnë zërin. Kordat vokale irritohen dhe thahen nga pirja e duhanit, së bashku me pjesën tjetër të fytit. Problemi është se lubrifikimi jo i duhur i pengon kordat të vibrojnë dhe të funksionojnë siç duhet.

Disa këngëtarë mendojnë se nëse pinë duhan, por nuk flasin apo këndojnë gjatë kohës që pinë duhan, dëmi nuk do të ndodhë, por në fakt kjo është e rreme. Tymi kalon mbi foldat vokale duke i irrituar dhe tharë ato pavarësisht nëse ato janë duke u dridhur apo jo, kështu që nëse jeni duke folur ndërsa pini duhan apo jo, do të bëhet i njëjti dëm.

Të këshilluara

Zbulohen detaje të reja nga 'Squid Game 2'

Së fundmi janë zbuluar detaje nga sezoni i dytë i Squid Game. Krijuesi i serialit hit, Hwang Dong-hyuk, tha se sezoni i dytë do të vërë në dyshim nëse njerëz...

18:18

Dua Lipa, pjesë e filmit 'Barbie'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja Dua Lipa do të marrë në 'Barbie.' Sipas 'Daily Mail', filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbr...

17:25

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI