Flash

Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

Lapsi.al 20 May 2022
Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes

Luana Vjollca ka publikuar episodin e dytë të projektit “Thuaje”, ku ka rrëfyer për herë të parë traumën më të madhe që ka përjetuar. Moderatorja shprehet se ka pasur disa raste përndjekjesh nga fansat e saj, ngjarje që sipas së cilës kanë lënë shumë gjurmë në jetën e saj.

Moderatorja ndalet në njërin rast, për të cilin thotë se ishte “përtej asaj që mund të bënte një fans”, duke u kthyer në një tentativë për abuzim seksual. Luana thotë se ka kërkuar ndihmë psikologjike në shumë raste kur nuk është ndjerë mirë.

“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite.

Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatike, sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë, që sot kam nga njerëz që më përndjekin.

Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë, por është tentuar që të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë….

Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

Të këshilluara

Rihanna zyrtarisht nënë

Rihanna është zyrtarisht nënë! Themeluesja e Fenty Beauty lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me të dashurin A$AP Rocky, më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ...

12:38

Chris Brown uron publikisht Rihannën

Chris Brown me sa duket reagoi ndaj lindjes së ish-Rihanna-s menjëherë pasi u konfirmua se ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky. Reperi ndau në Sto...

09:44

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI