Flash

Goditen 4 raste të krimit mjedisor, gjobiten me 500 mijë lekë 4 subjekte

Lapsi.al 20 May 2022
Goditen 4 raste të krimit mjedisor, gjobiten me 500 mijë lekë 4

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, ka goditur katër raste të krimit mjedisor. Ky aksion vjen me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme të drurëve në pyje.

Operacioni u zhvillua në zonat pranë Rrugës së Kombit dhe në aksin Rrëshen Milot nga struktura përgjegjëse e inspektimit, pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së , Lezhë, si dhe Drejtoria e Inspektimit në Pyje, pranë IKMT.

Inspektimi u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe paradites së kësaj të premteje.

Nga ky operacion u kapën në kushtet e flagrancës 4 subjekte duke transportuar me automjete lëndë drusore pa dokumentacion. Konkretisht u ndaluan shtetasit L.P banues në Pukë , M.G banues në Kurbin , P.R banues në Mirditë dhe P.M banues në Kurbin .

Ndaj këtyre personave  u morën masa administrative, ata u gjobitën me 500 mijë lek të reja secili, ndërkohë që materiali drusor u sekuestrua.

Aksioni u drejtua nga drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, Flori Gjini, ndërsa bëhet me dije se operacione të tillë  do të zhvillohen edhe në ditët në vijim.

IKMT kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të informojnë për çdo konstatim të prerjeve dhe transportit të lëndëve drusore.

Të këshilluara

Lirohet shqiptari më i urryer në ShBA

Sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street është liruar nga b...

09:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI