Flash

Kundër anëtarësimit të saj në NATO, Erdogan: Nesër flas me Finlandën

Lapsi.al 20 May 2022
Kundër anëtarësimit të saj në NATO, Erdogan: Nesër

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të flasë me Finlandën për kërkesën e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Erdoğan u tha gazetarëve se ai e ka diskutuar çështjen me ministrin danez Mark Rutte, ditën e sotme. Ai shtoi po ashtu se të shtunën do të flasë edhe me Britaninë e Madhe, por nuk specifikoi se me cilat figura të shtetit do të flasë si në Finlandë ashtu edhe në Britani.

Presidenti turk vijoi të mbante qëndrimin e tij kundërshtues për aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.  Kujtojmë se presidenti i Turqisë ka dalë kundër anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, ndërsa ditë më parë ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë me anëtarësimin në NATO, “pa kthyer terroristët.”

Presidenti turk ka deklaruar po ashtu se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të vijnë në Turqi për të bindur vendin që t’i mbështesë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI