Flash

Si reagoi Beatrix kur Bora dhe Donald u shfaqën bashkë

Lapsi.al 19 May 2022
Si reagoi Beatrix kur Bora dhe Donald u shfaqën bashkë

Teksa të gjithë pyetën veten se çfarë po bënte Beatrix Ramosaj kur rrjeti po ziente për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn që u shfaqën krah për krah, përgjigja ishte: Po hante darkë me Antonela Berishën.

Në rrjetet sociale këngëtarja është shfaqur në super formë teksa ka treguar se ka qenë duke darkuar me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP”. Kjo e fundit ishte sot e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja e pa lajmin në median online. Mirëpo, nuk tregoi se si e përjetoi ajo.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela.

Bora dhe Donaldin kanë qenë pak ditë më parë të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

Të këshilluara

Chris Rock, prezantues në 'Oscars 2023'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Chris Rock do të emërohet mikpritësi i Oscars të vitit të ardhshëm. Presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich ...

14:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI