Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Shpërthim tritoli në një biznes në Radhimë

Lapsi.al 19 May 2022
Shpërthim tritoli në një biznes në Radhimë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Radhimë të Vlorës, ngjarje e ndodhur rreth orës 02.30. Në lokalin që mban emrin “Odeon 2”, si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të jetë rreth 500 gram dhe ishte vendosur në kolonën kryesore të lokalit.

Siç duket edhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme kryesisht në zonën e kuzhinës por edhe në pjesën e restorantit.

Në momentin e shpërthimit, katër punonjës ndodheshin në pjesën pas kuzhinës, por për fat të mirë nuk janë lënduar. Lokali është në pronësi të Gjik Novruzit, por i është dhënë me qira Sadrit Shabanit nga Elbasani që e menaxhonte. Ky i fundit kishte disa muaj që e kishte marrë biznesin me qira. Policia ka qenë gjatë natës në vendngjarje dhe në mëngjes kanë mbërritur edhe forcat anti-eksploziv nga Tirana.

Ndërkohë, në pyetje është marrë  Sadrit Shabani i cili është kunat i Florenc Çelës. Ai është marrë në pyetje për një ngjarje ne Elbasan.

"Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/VID-20220519-WA0003.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI