Flash

Julia Fox mbron Amber Heard: Ajo nuk ka abuzuar me Johnny

Lapsi.al 19 May 2022
Julia Fox mbron Amber Heard: Ajo nuk ka abuzuar me Johnny

Aktorja  Julia Fox ka reaguar ndaj gjyqit të vazhdueshëm mes Amber Heard dhe Johnny Depp.

Përmes një postimi në rrjetin social,Instagram ,shkroi se Amber Heard "nuk ka pasur kurrë fuqi" për të abuzuar me Johnny Depp.

“Gabim. Ajo kurrë nuk kishte fuqinë në marrëdhënie që të abuzonte me të”,shkruajti modelja.

“A e goditi ajo? Po. Ishte abuzim? Jo. Ju duhet të keni fuqi që të jeni në gjendje ta abuzoni me të. Ajo ishte 25 vjeç. Ai ishte qartësisht gjithmonë shumë më i fuqishëm, duke përfshirë fizikisht dhe financiarisht.”

Komenti i Fox nuk u prit mirë nga ndjekësit të cilët u përgjigjën shpejt ndaj saj, përkatësisht këngëtarja dhe kantautorja Aubrey O'Day, e cila e quajti komentin e saj fyes.

“Shumë njerëz të thyer, të shkurtër, të dobët dhe jo të famshëm kanë abuzuar me partnerin e tyre”, shkroi këngëtarja në Twitter. “Abuzimi është thjesht trajtim mizor dhe i dhunshëm i një personi. Pushteti nuk është faktor i domosdoshëm. Peronat më pak të fuqishme abuzojnë me partnerin e tyre më të fuqishëm për shkak të xhelozisë gjatë gjithë kohës.”

Të tjerë e sulmuan Fox-in, duke thënë se ajo "përfaqëson zërat e idiotëve" dhe se kushdo që pajtohet me të duke pëlqyer komentin e saj është "shumë i sëmurë".

“Kjo është vërtet e tmerrshme. Abuzimi është abuzim”, shkroi një tjetër përdorues në Twitter.

Depp po padit Heard për shpifje për 50 milionë dollarë për një shkrim të Washington Post të vitit 2018.Amber  nuk e përmendi emrin e Depp në artikull,por e quajti veten një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje", duke aluduar se aktori kishte abuzuar me të. Sipas padisë, Johnny  pretendon se akuzat i kushtuan atij miliona dollarë punë dhe dëmtuan reputacionin e tij./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Jennifer Lopez: Oscars më uli vetëbesimin

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për nominimin e saj  për aktoren më të mirë në rol dytësor në Oscars 2020. Në një trailer të ri për dokumentarin e saj "Hal...

14:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI