Flash

Gjyqi vijon, ish-mikesha e Amber Heard, akuza për Johnny Depp

Lapsi.al 19 May 2022
Gjyqi vijon, ish-mikesha e Amber Heard, akuza për Johnny Depp

Ish-mikesha e Amber Heard, Raquel Pennington ka qarë teksa dëshmonte sot në gjyq lidhur me lëndimet që ka pësuar aktorja e njohur.

Pennington tha në deklaratën e saj të regjistruar paraprakisht se Heard ka patur një sy të nxirë, hundë të fryrë, buzë të gjakosur si dhe lëndime të tjera në kokë.

Madje, ajo shtoi se flokët e saj u shkulën nga Depp pas një përleshjeje në vitin 2015.

Pennington tha gjithashtu se ajo kishte parë personalisht Heard duke mbuluar shenjat në fytyrën e saj me grim.

Gjatë një deklarate të regjistruar më 21 janar, Pennington tha se ishte e shqetësuar për sigurinë e Heard.

“Unë isha i shqetësuar për sigurinë e saj. Isha e shqetësuar se kur ai kthehej, ai mund të bënte diçka që ishte më e keqe se sa kishte menduar ndonjëherë,” tha Pennington në regjistrimin e 21 janarit.

Më tej, Pennington pranoi se ka qenë me Heard në momentin kur kjo e fundit po përgatitej për tu shfaqur në “The Late Late Show” të James Corden, një natë pas rrahjes së supozuar në dhjetor 2015.

Pennington tha se i ka parë lëndimet e Heard-it në parakrah, së bashku me prerje më të vogla në këmbë, pasi ajo u kthye nga Australia, ku aktorja pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Johnny Depp në mars 2015.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI