Flash

Erdogan: Do t’i themi jo anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Lapsi.al 19 May 2022
Erdogan: Do t’i themi jo anëtarësimit të Suedisë dhe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ai u ka thënë aleatëve se do t’i “thojë jo” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, shkruan The Guardian.

“Ne do të vazhdojmë politikën tonë në mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO,” tha Erdogan në një postim në Twitter.

Ai akuzoi gjithashtu Suedinë dhe Finlandën për strehim dhe financim të “terroristëve” dhe furnizimin e tyre me armë.

Ankaraja thotë se të dy vendet mbështesin njerëzit që kanë lidhje me grupet që ajo i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-në kurde siriane, të cilat i konsideron gjithashtu si një grup terrorist që kanë lidhje me PKK-në.

“NATO është një aleancë sigurie dhe ne nuk mund të pranojmë që terroristët të jenë pjesë e saj,” theksoi Erdogan.

Të këshilluara

OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vite

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka paralajmëruar se mungesat ushqimore të nxitura nga lufta në Ukrainë mund të shkaktojnë “kequshqyerje dhe ...

08:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI