Flash

Ushtari rus del në gjyq për krime lufte, pranon vrasjen e një civili në Ukrainë

Lapsi.al 18 May 2022
Ushtari rus del në gjyq për krime lufte, pranon vrasjen e një

Ushtari i parë rus ka dalë sot në gjyq për krime lufte në Ukrainë. Ai ka pranuar vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u paraqit në gjykatën e qarkut Solomyansky të Kievit i akuzuar për krime lufte dhe vrasje me paramendim, shkruan The Guardian.

Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur, një 62-vjeçar në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.

I pyetur në gjykatë nëse ishte fajtor për akuzat, duke përfshirë krimet e luftës dhe vrasjen me paramendim, Shishimarin u përgjigj “po”. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët e Ukrainës thanë se Shishimarin, rreshter nga rajoni siberian i Irkutsk dhe katër ushtarakë të tjerë rusë qëlluan dhe vodhën një makinë private për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Ushtarët u futën me makinë në fshatin Chupakhivka ku panë një burrë 62-vjeçar të paarmatosur duke hipur në një biçikletë dhe fliste në telefonin e tij, thanë ata.

Prokurorët bënë të ditur se Shishimarin ishte urdhëruar nga një tjetër ushtarak për të vrarë civilin për ta penguar atë të raportonte për praninë e rusëve. Duke përdorur një pushkë kallashnikov, ai qëlloi disa të shtëna nga dritarja e hapur e makinës në kokën e civilit, thanë ata. Civili ndërroi jetë në vend.

Të këshilluara

SHBA: Luftëtarët e Mariupol janë heronj

Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby, ka lavdëruar luftëtarët ukrainas që ishin të bllokuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit për të mbrojtur qytetin...

11:46

SHBA teston një armë hipersonike

Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit. “Një avion Stratofortress i tipit B-52...

11:05

Rusia mendon të tërhiqet nga OBSH

Sipas mediave ruse, Duma ruse është duke vlerësuar mundësinë për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë. L...

08:57

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI