Flash

Ukraina: Forcat ruse vazhdojnë sulmet me raketa në të gjithë vendin

Lapsi.al 18 May 2022
Ukraina: Forcat ruse vazhdojnë sulmet me raketa në të gjithë

Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme me raketa duke synuar objektivat ushtarakë dhe civile në të gjithë Ukrainën, sipas BBC.

Në Mariupol, që duket se është në prag të rënies pas betejës prej muajsh – ushtarët rusë po bllokojnë njësitë në fabrikën e çelikut Azovstal, sipas një përditësimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ata shtojnë se forcat ruse po sulmojnë gjithashtu Donestsk dhe vazhdojnë të bombardojnë zonat kufitare të Chernihiv dhe Sumy. Sipas ushtrisë ukrainase, dy shpërthime të forta janë raportuar rreth orës 06:00 në Dnipro, një qytet në Ukrainën qendrore.

Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit,  tha se forcat ukrainase rrëzuan  një raketë, mbetjet e të cilës ranë në një kopsht privat, duke dëmtuar dy shtëpi dhe duke plagosur një grua.

Një tjetër raketë goditi infrastrukturën e transportit, thotë ai, pa dhënë detaje.

Një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth një milion, Dnipro është bërë një qendër për mijëra njerëz që ikin nga konflikti në Ukrainën jugore dhe lindore, duke përfshirë ata që largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Të këshilluara

Arrestohet deputeti, akuza për përdhunim

Konservatorët në pushtet të Boris Johnson thanë se një deputet është nën hetim. Kjo, pas raporteve të mediave në Mbretërinë e Bashkuar se policia arrestoi një d...

20:32

Rusia bombardon shkollat në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Shumë nga shkollat përdores...

18:13

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI