Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Shpërndante kanabis në Berat, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 18 May 2022
Shpërndante kanabis në Berat, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike.Në pranga është vënë Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit është ndaluar, në lagjen “Barrikada”, teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikada”.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një sasi e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Barrikada”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në lagjen “Barrikada”, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Y. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI