Flash

Miley Cyrus rikujton incidentin me avion: Ishte e tmerrshme

Lapsi.al 18 May 2022
Miley Cyrus rikujton incidentin me avion: Ishte e tmerrshme

Këngëtarja Miley Cyrus ka rikujtuar incidentin e ndodhur në mars ku avioni i saj u godit nga rrufeja.

E ftuar në emisionin 'Late Night With Seth Myers",këgëtarja foli për ngjarjen dhe atë që po i kalonte në mendje në atë kohë.

“Ishte vërtet e frikshme. Isha në prehrin e mamasë sime sepse isha shumë e sigurt se nuk kishim nevojë për rripat e sigurimit në këtë pikë. Isha e frikësuar dhe ishte vërtet shumë e çuditshme sepse ishte mot i papritur”, shpjegoi Cyrus. “Kur u zgjova atë mëngjes,  ndjeja se dicka nuk do shkonte mirë dhe kur ishim në avion, ishte krejtësisht e papritur. Ne u goditëm nga rrufeja, dhemë pas duhej të bënim këtë ulje emergjente.Ishim në mes të Amerikës së Jugut, dhe unë në fakt isha rrugës për në një shfaqje, e cila deri në atë moment, ishte anuluar për shkak të motit të keq .Djemtë në grupin tim, po thonin, "Duhet të arrijmë te fansat! Duhet të luajmë akoma koncertin!" Unë u thashë:  "Ne jemi në mes të pyllit në një aeroplan të prishur. Ka përmbytje ku supozohet të shkojmë. Skena po fundoset".

Mirëpo, pasi këngëtarja njoftoi fansat e saj për atë që ndodhi gjatë rrugës për në Asunciónico, avioni më vonë mundi të merrte atë dhe djemtë e saj të bandës në një vend të sigurt në Brazil, ku ajo performoi në Lollapalooza./Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock, prezantues në 'Oscars 2023'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Chris Rock do të emërohet mikpritësi i Oscars të vitit të ardhshëm. Presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich ...

14:17

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI