Flash

Britney Spears reagon pas humbjes së fëmijës

Lapsi.al 18 May 2022
Britney Spears reagon pas humbjes së fëmijës

Britney Spears po shërohet me ndihmën e muzikës pas abortit të saj, duke e përdorur atë si një "arratisje".

Këngëtarja postoi një video në Instagram tduke kërcyer me "Halo" të Beyoncé.

“Padyshim që po kaloj diçka në jetën time për momentin… dhe muzika më ndihmon kaq shumë vetëm për të fituar njohuri dhe perspektivë.Jam mirënjohëse për këtë arratisje… kjo këngë është shumë shpirtërore dhe më pëlqen shumë të kërcej me të! E di që jam dramatike"  shkroi ajo në postim.

Spears u shpreh se çdo këngë që ajo kërcen i jep asaj "një ndjenjë ndryshe dhe një histori ndryshme për të treguar".

Postimi në mediat sociale erdhi tre ditë pasi Spears zbuloi se ajo kishte humbur fëmijën.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në fillim të shtatzënisë”, zbuloi Britney dhe i fejuari i saj, Sam Asghari.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim dhe mos të tregonim,” vazhdoi çifti. “Megjithatë, ne ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. … Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur.”

Artistja, e cila ndan djemtë Sean Preston, 16 dhe Jayden James, 15, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, zbuloi lajmin e shtatzënisë në prill./Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock, prezantues në 'Oscars 2023'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Chris Rock do të emërohet mikpritësi i Oscars të vitit të ardhshëm. Presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich ...

14:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI