Flash

Biden qetëson Finlandën dhe Suedinë: Nëse ju sulmon Rusia ne do të jemi me ju

Lapsi.al 18 May 2022
Biden qetëson Finlandën dhe Suedinë: Nëse ju sulmon Rusia ne

Pas paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar që do të jenë pranë dy shteteve në rast agresioni nga një shtet i tretë.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë ngushtë me Finlandën dhe Suedinë në rast të një agresioni të jashtëm, që do ta kërcënonte sigurinë kombëtarë të tyre, përderisa aplikacionet e tyre janë nën shqyrtim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se anëtarësimi i dy shteteve në NATO, “do ta fuqizonte edhe më tej bashkëpunimin tonë për mbrojtje” dhe do t’i sillte beneficione tërë Aleancës.

SHBA-ja është shteti i fundit që ofron mbështetje për dy vendet në rast agresioni. Edhe disa shtete të tjera kanë dhënë garanci të ngjashme për Suedinë dhe Finlandën.

Në javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuara u pajtua për një pakt me dy shtetet nordike, përpara vendimit për të aplikuar për anëtarësim në NATO, një vendim që është marrë në kohën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia./ Express

Të këshilluara

SHBA: Luftëtarët e Mariupol janë heronj

Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby, ka lavdëruar luftëtarët ukrainas që ishin të bllokuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit për të mbrojtur qytetin...

11:46

SHBA teston një armë hipersonike

Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit. “Një avion Stratofortress i tipit B-52...

11:05

Rusia mendon të tërhiqet nga OBSH

Sipas mediave ruse, Duma ruse është duke vlerësuar mundësinë për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Tregtisë. L...

08:57

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI