Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Presidenti që na flet për opozitën që do kemi

Lapsi.al 18 May 2022
Presidenti që na flet për opozitën që do kemi

Negociatat e shtira mes grupeve parlamentare lidhur me zgjedhjen e afërt të kreut të shtetit, më shumë sesa na tregojnë se ç’profil presidenti do të kemi, po ngrejnë sinjale alarmi për llojin e opozitës që do të përballet me Edi Ramën. 

Rreziku po bëhet gjithnjë e më evident që një pjesë e deputetëve të PD-së të luajnë gjatë këtij mandati rolin që Jenisheri, Gjuzi apo ajo bjondina e kërpëratave morën përsipër gjatë dy viteve të shkuara.

Lexo me tej:

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

Mjafton të shikosh se si disa “të deleguar” të opozitës shërbejnë si ngritës topi që Taulant Balla dhe Elisa Spiropali të pushtojnë me fjalimet e tyre transmetimet live të paradites dhe titujt e mediave online në mbrëmje, për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Eshtë e vështirë të arsyetosh mazohizmin e tyre përballë sarkazmës së parreshtur të rilindasve: A i bëni dot 20 firma? A keni mandat për të negociuar? A e merrni dot nënshkrimin e katranit me bojë? A mund të propozoni dot një president pro- amerikan?

Këta lloj opozitarësh, që po bëhen në mënyrë të ndërgjegjshme pjesë një farse, nga e cila në fund do zgjidhet emri që mban në xhep Edi Rama, po ripërtërijnë modelin e një grupimi “tolerant”, “bashkëpunues” gati të përulur ndaj qeverisë. Prandaj procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit duket vetëm si preludi i pazareve të ardhshme apo i bashkimeve të nesërme të votave, që do të ndodhin në emër të “interesave të mëdha të vendit”. 

Pra edhe këtë herë po hyjmë në një mandat tjetër parlamentar, ku Edi Rama do të ketë të transformuar në favor të tij, një pjesë të vullnetit të atyre dhjetra mijra qytetarëve që e votuan kundër në 25 prill.

Natyrisht, askush nuk është aq naiv sa të kujtojë se kjo pjesë e opozitës po sillet kështu, ndaqë beson se të qenit konstruktiv ka vlerë në suazën e këtij regjimi. I vetmi version bindës është se ata po e bëjnë këtë ngaqë janë në betejë të brendëshme me Berishën dhe duan të krijojnë një profil të ndryshëm nga ai i tij. Pra nëse ata të foltores bojkotojnë, këta të dytët marrin pjesë, nëse të parët janë radikalë, këta luajnë konstruktivin, nëse ata vetëm mohojnë, të tjerët demostrojnë aftësi negociuese.

Por, ndonëse beteja e tyre ndaj modelit të Berishës është e ligjshme, madje për shumëkënd e mirëpritur, rruga që kanë zgjedhur e ka të përcaktuar fundin e një dështimi të turpshëm. Të gjithë ata që i kanë hyrë kësaj sprove kur Rama ka qenë në pushtet, kanë pasur të njëjtin fat. Edhe bashkimi i votave për reformën në drejtësi, edhe marrëveshja e 17 majit që sapo mbushi ditëlindjen e pestë, edhe ajo e 5 qershorit, kanë treguar të njëjtën gjë.  

Analiza/ Deputetët mazokistë të opozitës që "duan" President  

Pra nëse qëllimi i kësaj pjese të opozitës është që të ekzistojë pavarësisht Berishës dhe në kundërshti me të, kjo nuk mund të bëhet duke rënë në prehërin e Ramës, apo duke u sjellë si vegël e tij.

Nëse ata duan vërtet t'i marin liderit të vjetër monopolin e të qenit alternativë ndaj qeverisë, ata janë të dënuar të pozicionohen në një llogore më radikale sesa vetë ai. Ata duhet të jenë më kundërshtues ndaj bashkimit të votave, më refuzues ndaj pjesmarrjes në tryeza fasadë, më denoncues ndaj oligarkëve që u pasuruan në kohën e PD dhe u forcuan gjatë pushtetit të rilindjes.

Vetëm kjo lloj vije politike mund ta nxjerrë “non- gratan” nga skena.

Por kështu si ka nisur, duke bashkuar votat me Ramën për vettingun, duke marrë pjesë në tryezat spiropalizuese për zgjedhjen e presidentit, kjo lloj opozite i ngjan më shumë asaj që nuk pranoi të digjte mandatet. Dhe nëse vazhdon në këtë rrugë do të ketë me siguri të njëjtin fund si të sajin. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. ...

17:47

Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Edi Rama, gjithnjë e më shumë po u përngjan atyre liderëve që, të kapur vetëm pas pushtetit, i shpallin luftë kujtdo që kritikon apo nxjerr në pah anët e errëta...

18:51

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgë...

17:59

A po përkulet Albin Kurti para Amerikës?

Nëse futesh në Google dhe e klikon Albin Kurti – Amerika, gjëja e parë që të shfaqet në këtë makinë të kërkimit është: A e duan shqiptarët Amerikën?, që është n...

12:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI