Flash

Amber Heard mohon akuzat e Johnny Depp për James Franco

Lapsi.al 18 May 2022
Amber Heard mohon akuzat e Johnny Depp për James Franco

Amber Heard foli në gjyq për videon që tregonte atë dhe James Franco në një ashensor së bashku një natë përpara se të aplikonte për divorc nga Johnny Depp.

Heard shpjegoi se ajo ishte mike "e ngushtë" me Francon, me të cilin u shfaq në dy filma dhe ndihej e mbështetur nga aktori në mes të romancës së saj të ashpër dhe  të dhunshme me Depp.

"Ai ishte miku im dhe jetonte përballë nesh," kujtoi ajo për marrëdhënien e saj me aktorin.  "Dhe, sinqerisht, isha e lumtur të mirëprisja sa më shumë miqësi.

Pamjet e   më 22 maj 2016 rreth orës 23:00. u ndanë me sallën e gjyqit të Virxhinias, duke treguar Heard, dhe Francon duke qëndruar së bashku teksa po shkonin për në apartamentin e aktores. Në një moment të videos, aktori vendos kokën mbi shpatullën e saj dhe më pas dalin së bashku nga ashensori.

Kur avokati i Johnny e pyeti nëse ajo ishte në dijeni se burri i saj do të ishte jashtë qytetit atë natë, Heard tha se nuk ishte e sigurt për orarin e tij.

Më 23 maj 2016, aktorja bëri kërkesë për divorc nga ylli i Pirates of the Caribbean duke përmendur dallime të papajtueshme. Katër ditë më vonë, ajo dorëzoi një urdhër ndalimi për dhunën në familje ndaj ish-it të saj.

Edhe pse ajo këmbënguli se marrëdhënia e saj me James,nuk ishte romantike , ajo kujtoi më parë "makthin" e debateve që ish cifti do të kishin për dyshimet e tij se Amber kishte një lidhje me të në Adderall Diaries.

“Ai e urrente James Francon”,u shpreh në fillim të këtij muaji, “dhe po më akuzonte tashmë se kisha një marrëdhënie me të në të kaluarën, sepse ne kishim bërë Pineapple Express së bashku. Ai më pyeste se si shkoi skena e puthjes ose se si shkoi skena e seksit, dhe se çfarë kishte bërë ai në skenë.

Më herët në gjyq, Depp - i cili ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim - konfirmoi se ata kishin debatuar për James dhe tha se besonte se Heard po e tradhtonte atë.

Dyshja të cilët u takuan në xhirimet e “The Rum Diary” të vitit 2011 – u martuan në vitin 2015. Divorci i tyre u finalizua në janar 2017. /Lapsi.al

Të këshilluara

Chris Rock, prezantues në 'Oscars 2023'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Chris Rock do të emërohet mikpritësi i Oscars të vitit të ardhshëm. Presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich ...

14:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI