Flash

Për muaj nën rrethim, urdhërohet evakuimi nga Azovstal

Lapsi.al 17 May 2022
Për muaj nën rrethim, urdhërohet evakuimi nga Azovstal

Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë luftëtarëve në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke ia lënë kontrollin e qytetit Rusisë pas një rrethimi që zgjati për disa javë.

“Garnizoni i Mariupolit ka përfunduar misionin e tij luftarak. Komanda supreme ushtarake ka urdhëruar komandantët e njësive të vendosura në Azovstal të shpëtojnë jetën e njerëzve të tyre.", thuhet në një deklaratë të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

Disa orë më herët u evakuuan qindra luftëtarë të plagosur ukrainas nga Azovstal, pas marrëveshjes së arritur me palën ruse, në këmbim të ushtarëve të kapur rob.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI