Flash

Tentoi të trafikonte bimë kanabisi në ishullin grek, arrestohet 56-vjeçari në Kakavijë

Lapsi.al 16 May 2022
Tentoi të trafikonte bimë kanabisi në ishullin grek, arrestohet

Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 56-vjeçar, banues në Austri që trafikonte fara kanabisi.

Njoftohet se policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, me finalizimin e operacionit të koduar Samos” vuri në pranga W. S., banues në Austri.

56-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrolleve që policia kreu në automjetin e tij në Pikën e Kalimit Kufitare Kakavije, gjeti rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu, në automjet u gjendën 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se 56-vjeçari do t’i trafikonte për në ishullin Samos.

Të këshilluara

Babai gjen të vdekur vajzën në Vlorë

Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës. Raportohet se viktima A.H i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë dhe është gjetu...

09:03

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI