Flash

Eurovision 2023 në qytetin e shkatërruar të Mariupol

Lapsi.al 16 May 2022
Eurovision 2023 në qytetin e shkatërruar të Mariupol

Eurovision 2022 ishte një event për librat e historisë. Jo vetëm që Sam Ryder i dha fund rekordit të gjatë të zhgënjimit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfunduar në vendin e dytë, por votuesit në të gjithë Evropën emëruan gjithashtu Orkestrën Kalush të Ukrainës fituese të konkursit të këtij viti në një shfaqje simbolike të solidaritetit pas pushtimit rus të vendit të tyre. Grupi mahniti votuesit me një performancë emocionale të këngës së tyre "Stefania", e cila përfundoi me lutjen, "Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstal tani". Megjithëse, duke pasur parasysh situatën e vazhdueshme në Ukrainë, shumë shikues pyeten: A do të zhvillohet Eurovision në Ukrainw nw vitin 2023?

Tradicionalisht, fituesi i Eurovision Song Contest organizon konkursin e vitit pasardhës. Megjithatë, tensionet në Ukrainë nuk po tregojnë shenja lehtësimi, me disa vlerësime që thonë se më shumë se 20,000 qytetarë janë vrarë që nga fillimi i të ashtuquajturit "operacion special ushtarak" i Vladimir Putinit. Pavarësisht shqetësimeve nga disa fansa të Eurovizionit në lidhje me aftësinë e Ukrainës për të pritur Konkursin e Këngës 2023, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se eventi do të mbahet në qytetin e shkatërruar nga lufta të Mariupolit vitin e ardhshëm.

“Guximi ynë i bëri përshtypje botës. Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin për herë të tretë në historinë e saj”, shkroi Zelensky në një mesazh sfidues në Telegram. “Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol ukrainas”, shtoi ai, duke e bërë të qartë se viti 2023 nuk do të jetë hera “e fundit” që Ukraina të presë konkursin.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

A janë rikthyer sërish Bora dhe Donaldi?

Ende vijon të përflitet për dyshen Bora-Donald! Shumë fansa kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre por së fundmi Kryefjala.com bën me dije se dyshja janë b...

10:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI