Flash

Camila Cabello, pjesë e jurisë së 'The Voice'

Lapsi.al 16 May 2022
Camila Cabello, pjesë e jurisë së 'The Voice'

Këngëtarja Camila Cabello ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Twitter, këngëtarja e "Bam Bam" zbuloi se do të jetë  trajnere e 'The Voice'. Ajo  shpërndau një video me klipe të kolegëve të saj me mbishkrimin, "Shihemi këtë vjeshtë".

Cabello do t'i bashkohet Blake Shelton, John Legend dhe Gwen Stefani për sezonin e 22-të spektaklit. Edhe pse kjo do të jetë hera e parë e saj si trajnere, artistja u shfaq në emision sezonin e kaluar si këshilltare me kohë të pjesshme, duke ndihmuar ekipin e Legend.

“Camila ka të gjithë përvojën që i nevojitet për të qenë këshilltarja perfekte për ekipin tonë”, tha këngëtari i  “All of Me” në një intervistë për Extra gushtin e kaluar. "Ajo ka qenë më parë në një konkurs kënge dhe ka arritur shumë mirë në të."

Ai vazhdoi, "Padyshim, ajo është një artiste dhe interpretuese tepër e suksesshme më vete, dhe të gjitha gjërat që ajo ka mësuar gjatë këtyre viteve do të jenë kaq të rëndësishme për ekipin."

Camilla mori famë në vitin 2012 kur konkurroi në versionin amerikan të konkursit të këngës, The X Factor. Pasi u bë anëtare e Fifth Harmony, grupi i vajzave  përfundoi në vendin e tretë gjatë sezonit të dytë të shfaqjes./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI