Flash

A janë rikthyer sërish Bora dhe Donaldi?

Lapsi.al 16 May 2022
A janë rikthyer sërish Bora dhe Donaldi?

Ende vijon të përflitet për dyshen Bora-Donald! Shumë fansa kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre por së fundmi Kryefjala.com bën me dije se dyshja janë bashkë.

Po, po e lexuat mirë. Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.

Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

“Në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik”, nënvizon Kryefjala.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”, shkruante Bora.

Mirëpo, prezantuesja nuk mohoi që mund të ketë dedikime dhe falje.

Ja ç’shkruante Bora Zemani më herët:

“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tjetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, shtoi ajo në shkrim.

Të këshilluara

Kourtney dhe Travis zyrtarisht të martuar

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u fejuan në tetor të vitit 2021. Mirëpo, raportohet se ata janë martuar të dielën, i tha një burim i afërt “People”. Sipa...

09:56

Publikohet data e 'Oscars 2023'

Ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar do të mbahet më 12 mars 2023, njoftuan të premten Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe ABC. Ceremonia do të shënoj...

16:10

Ndërron jetë reperi Lil Keed

Reperi i njohur, Lil Keed ka ndërruar jetë në moshën 24 vjecare. Vdekja e muzikantit u konfirmua për Complex dhe XXL nga një përfaqësues i artistit me bazë n...

14:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI