Flash

Selena Gomez zbulon detaje nga jeta e saj private

Lapsi.al 15 May 2022
Selena Gomez zbulon detaje nga jeta e saj private

Selena Gomez do prezantojë 'Saturday Night Live' për herë të parë.

Gjatë promovimeve  për paraqitjen e saj, këngëtares iu bashkuan anëtarët e kastit Aidy Bryant dhe Bowen Yang, së bashku me Post Malone, i cili shërben si i ftuari muzikor i episodit.

Gjatë monologut të saj, ajo filloi duke shpjeguar se ka punuar me disa ikona të Hollivudit. "Unë në fakt fillova të aktroj kur isha 7 vjeç," u shpreh artistja, duke kujtuar ditët e saj të Barney.

Ajo përmendi gjithashtu të qenit në Only Murders in the Building, ku luajnë gjithashtu Steve Martin dhe Martin Short. “Është bukur të jesh rreth dy legjendave të SNL. Kur mora vesh që isha prezantuese, kërkova menjëherë këshillën e tyre”. "Steve tha: "Mos i beso askujt." Dhe Marty tha, "Unë mendoj se Steve Martin ka përdorur kartën time të kreditit."

Selena më pas zbuloi se është beqare dhe në kërkim të dashurisë.

"Një arsye pse jam e emocionuar të presë SNL është se jam beqare - dhe kam dëgjuar se SNL është një vend i mrekullueshëm për të gjetur romancë," tha ajo para audiencës. “Emma Stone u takua me burrin e saj , Scarlett Johansson gjithashtu si dhe Pete Davidson”.

Gomez ka qenë e lidhur me Justin Bieber nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjë që më vonë frymëzoi hitin e saj  "Lose You To Love Me". Këngëtarja pati edhe një romancë me The Weeknd, ku dyshja morën pjesë së bashku në Met Gala në 2017./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears humb fëmijën me Sam Asghari

Britney Spears ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat. Këngëtarja, në një deklaratë të përbashkët me të fejuarin Sam Asghari përmes Instagramit njoft...

22:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI