Flash

Ndërron jetë reperi Lil Keed

Lapsi.al 15 May 2022
Ndërron jetë reperi Lil Keed

Reperi i njohur, Lil Keed ka ndërruar jetë në moshën 24 vjecare.

Vdekja e muzikantit u konfirmua për Complex dhe XXL nga një përfaqësues i artistit me bazë në Atlanta. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Vëllai i Lil Keed, Lil Gotit, gjithashtu konfirmoi vdekjen e tij në një postim të shpërndarë në Instagram herët në mëngjesin e së shtunës.

“Nuk mund të besoj që të pashë të vdisje sot, vëlla,  është e vështirë për mamin,babin,vëllezërit tanë Naychur dhe Whiteboy”, ka shkruar ai një foto të tij dhe të vëllait të tij të ndjerë.

Reperi sipas një biografie në faqen e internetit të YSL - nënshkroi me Young Stoner Life Records në 2018 pasi një nga mixtape-t e tij u vu re nga Young Thug, i cili themeloi labelin.Artisti ishte planifikuar të performonte në festivalin e muzikës Daze in Blue në Charlotte, Karolina e Veriut, të shtunën./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears humb fëmijën me Sam Asghari

Britney Spears ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat. Këngëtarja, në një deklaratë të përbashkët me të fejuarin Sam Asghari përmes Instagramit njoft...

22:29

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI