Flash

Finlanda shpreh gatishmërinë për t'iu bashkuar NATO-s

Lapsi.al 15 May 2022
Finlanda shpreh gatishmërinë për t'iu bashkuar NATO-s

Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan të dielën se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki. Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ky hap megjithatë konsiderohet si formalitet.

Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, me shumë mundësi në një moment të caktuar të javës së ardhshme.

Diplomatët e lartë të NATO-s po takohen të dielën në Berlin për të diskutuar ofrimin e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën dhe lëvizjet e Finlandës, Suedisë dhe të tjerëve për t’u bashkuar me aleancën perëndimore përballë kërcënimeve nga Rusia.

Të këshilluara

Putin-i u mashtrua nga gjeneralët e tij

Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, tha se besimi i Vladimir Putin në luftën në Ukrainë është tronditur. Në një intervistë me gjermanen “Deutsche Welle” ...

15:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI