Jehona në Ballkan/ “Shqipëria refuzoi të dënojë masakrën e Srebrenicës”
Si një politikan që di ta nuhasë momentin kur armët e gabuara të propagandës dalin bllof, Edi Ramës i ka mbetur vetëm një rrugë. Për ti hequr këtë njollë turpi krejt shqiptarëve, ai duhet të bëhet nismëtari i një rezolute të re. Le të shkruajë një tekst krejtësisht të ndryshëm nga i i non- gratas, që dikur “thyente embargon duke trafikuar naftë”. Le mos i pranojë madje as votat “katran” të berishistëve në kuvend. Le të zgjedhë pra ç'të dojë, por ama të ngrejë kartonat jeshilë të deputetëve kundër genocidit të Serbëve ndaj 8000 burrave dhe të rinjve muslimanë. Dhe jo ta bëjë këtë me batuta, as siç ka premtuar deri tani, me ndonjë përkujtimore në 11 korrik. Por duke prodhuar një dokument të vërtetë në parlament që i bën nder shtetit shqiptar dhe çdokujt që ka respekt për vlerat më minimale njerëzore. Vetëm kështu, vetëm duke votuar një rezolutë të re, ai mund ta fashisë paragjykimin se socialistët i'u bindën kokëulur porosisë së Vuçiçit. ©Lapsi.al