Flash

Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik

Lapsi.al 13 May 2022
Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë

Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte efekt stabilizues nga i cili do të përfitonin të gjitha shtetet e Detit Baltik, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde më 13 maj, pasi Finlanda fqinje ka treguar përkushtim për t’iu bashkuar aleancës.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte portën ndaj konflikteve ushtarake dhe do të kishte efekt të parandalimit të konfliktit në veri të Evropës”, ka thënë Linde para gazetarëve, teksa ka prezantuar një vlerësim parlamentar për çështje të sigurisë.

Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të rivlerësojnë qëndrimet e tyre si shtete neutrale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në raportin e prezantuar për sigurinë, është thënë se Suedia do të ishte më e cenueshme nëse mbetet vendi i vetëm baltik jashtë NATO-s, ndonëse është përmendur se Rusia mund të hakmerret nëse Stokholmi aplikon për anëtarësim në aleancë.

“Nëse Suedia vendos të kërkojë anëtarësim në NATO, ka rrezik të reagimit nga Rusia. Më lejoni të theksoj se ne jemi të përgatitur për çfarëdo kundërpërgjigje." ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka thënë më 12 maj se duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO, “pa vonesa”. Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe mund të aplikojë për anëtarësim më 16 maj. RE

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI