Flash

Selena Gomez kërkon falje pas kritikave për Hailey Bieber

Lapsi.al 12 May 2022
Selena Gomez kërkon falje pas kritikave për Hailey Bieber

Selena Gomez ka kërkuar së fundmi falje pasi disa fansa e perceptuan një nga videot e saj në TikTok si tallje ndaj Hailey Bieber.

"Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor," tha këngëtarja e "Lose You to Love Me", në përgjigje të kritikave, në postimin e publikuar në Twitter.

“Djema nuk e di se çfarë bëra, por më vjen vërtet keq. Nuk kisha asnjë qëllim të keq.Do fshihet së shpejti.”Më pas ajo çaktivizoi të gjitha komentet.

Të martën, Hailey postoi një seri videosh "Get Ready With Me" në TikTok.Vetëm disa orë më vonë, Gomez ndau një klip të rutinës së saj të kujdesit të lëkurës, por dukej se i rrotullonte sytë përgjatë tij, gjë që disa menduan se ishte një tallje ndaj modeles.

Ndjekësit vërshuan seksionin e komenteve të këngëtares, duke shkruar komente si, "Po më jep idenë e një performuese humbuse që gjithmonë arrin të shpëtojë duke mos mbajtur përgjegjësi për bullizimin ndaj femrave të tjera".

Vetëm muajin e kaluar,Bieber përjetoi bullizëm nga fansat e Gomez, duke e shtyrë atë t'i lutej që "të më linin të qetë".

"Ka kaluar mjaft kohë," u shpreh ajo, duke iu referuar ndarjes së Justin dhe Selena.

“Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lëni të qetë, ju lutem.”

Këngëtarët u lidhën për herë të parë  në vitin 2011. Ata u takuan për disa vite përpara se të ndaheshin në fillim të 2018. Një burim i tha Page Six në atë kohë,  se ndarja ishte më shumë një "ndërprerje", duke vënë në dukje se të dyja palët kishin "probleme me besimin ke njëri tjetri".

Vetëm pesë muaj më vonë, Justin u martua me Hailey në një gjykatë në New York në shtator 2018, duke shkaktuar një grindje mes fansave të saj dhe artistes.Sidoqoftë, në mars 2021, ajo u duk se mbështeti Gomez duke pëlqyer një postim në Instagram të xhirimeve të këngëtares "Come & Get It" në Vogue./Lapsi.al

Të këshilluara

Reperi i njohur i rikthehet muzikës

Sean “Diddy” Combs ka zbuluar së fundmi se po i rikthehet muzikës. Të martën, themeluesi i Bad Boys Records, i kthyer në sipërmarrës  njoftoi se ai ka nënshk...

18:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI