Flash

Kim K zbulon kritikën e Kanye West ndaj veshjes së saj

Lapsi.al 12 May 2022
Kim K zbulon kritikën e Kanye West ndaj veshjes së saj

Kim Kardashian po zbulon një nga pjesët më të vështira të ndarjes së saj nga Kanye “Ye” West.

Në episodin e fundit të The Kardashians, Kim i tha motrës së saj, Kourtney Kardashian, pse zgjedhja e veshjeve kishte qenë stresuese pas ndarjes.

“Arrita në pikën ku do t’i kërkoja këshilla për gjithçka, deri se cfarë të vishja”, rrëfeu Kim "Edhe tani kam sulme paniku, si 'çfarë të vesh?"

Ajovuri në dukje se, ndërsa ish-i i saj e kishte stiluar për paraqitjen e saj në Saturday Night Live, ajo u vesh vetë për WSJ. Magazine 2021 Innovator Awards, diçka që e bëri atë "aq nervoze".

“Unë thashë: “Si të vesh diçka që nuk është verifikuar paraprakisht?”, kujton Kardashian. "Ishte psikologjikisht e vështirë."

Më pas tregoi se përfundoi e veshur me pamjen më të fundit Fendi X SKIMS, një fustan lëkure ngjyrë kafe të errët me doreza të ngjashme. Por, reperinuk ishte një fans i veshjes.

"Ai më telefonoi," u shpreh themeluesja e Skims. “Më tha se karriera ime kishte mbaruar dhe më pas më tregoi një foto të Marge Simpson-it e veshur me diçka të ngjashme”.

Ngjarja e revistës erdhi vetëm disa javë pasi West u largua nga monologu i saj në SNL ku bëri shaka, "Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni i talentuar, i ligjshëm, i cili më dha katër fëmijë. Pra, kur u divorcova me të, duhet të dini se kjo lidhej vetëm me një gjë: personalitetin e tij."

“Unë ia tregova monologun, por ai thotë se nuk e ka lexuar kurrë, sikur thjesht nuk e ka lexuar tekstin”, i tha Kim Kourtney. "Kanye e kishte të vështirë me atë që thashë. Ai thotë: "Unë nuk i kam nënshkruar letrat e divorcit".Më vonë gjatë episodit, sipërmarrësja edhe një herë reflektoi mbi sfidën e veshjes pa ndihmën e artistit./Lapsi.al

Të këshilluara

Reperi i njohur i rikthehet muzikës

Sean “Diddy” Combs ka zbuluar së fundmi se po i rikthehet muzikës. Të martën, themeluesi i Bad Boys Records, i kthyer në sipërmarrës  njoftoi se ai ka nënshk...

18:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI