Flash

Inteligjenca britanike: Forcat ruse tërhiqen nga Kharkiv pas humbjeve të mëdha

Lapsi.al 12 May 2022
Inteligjenca britanike: Forcat ruse tërhiqen nga Kharkiv pas humbjeve

Tërheqja e forcave ruse nga Kharkiv tregon paaftësinë e Rusisë për të marrë në kontroll qytetet kryesore të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit, sipas The Guardian.

Forcat ukrainase po vazhdonin kundërsulmin në veri të qytetit dhe kishin rimarrë disa qytete dhe fshatra pranë kufirit rus. Inteligjenca britanike tha gjithashtu se prioritizimi i operacionit në Donbas i kishte bërë më të prekshme ndaj kundërsulmeve njësitë e mbetura në Kharkiv.

“Pavarësisht suksesit të Rusisë në rrethimin e Kharkiv-it në fazat fillestare të konfliktit, Rusia thuhet se ka tërhequr njësitë nga rajoni për të riorganizuar forcat e saj pas humbjeve të mëdha.

“Pasi të riorganizohen, këto forca ka të ngjarë të vendosen në bregun lindor të lumit Siverskyi Donets, duke formuar një forcë bllokuese për të mbrojtur krahun perëndimor të forcave kryesore të Rusisë dhe rrugët kryesore të furnizimit për operacionet në afërsi të Izium,” theksoi inteligjenca.

Të këshilluara

Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Europë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në Europë, por dha një paralajmërim për qeveritë perëndimore që mbështesin Ukrainën, si...

14:14

Bill Gates-in e zë Covidi

Filantropisti miliarder dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha të mërkurën se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po përjeton simptoma të lehta. “Ka...

12:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI