Flash

Loja e rrezikshme e Berishës me "genocidin serb"

Lapsi.al 12 May 2022
Loja e rrezikshme e Berishës me "genocidin serb"

Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij politik për ti ngritur kurthe të pa kapërcyeshme kundërshtarëve. Ai e detyroi sot kopenë e deputetëve socialistë të hidhnin poshtë, me shumicë votash, një rezolutë që dënon genocidin serb në Sebrenicë gjatë luftës në Ballkan, në fillim të viteve ‘90. Ai provoi edhe njëherë tezën që përsërit me kokfortësi, që prej aventurës së rrezikshme të shkëmbimit të teritoreve, se midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit ekziston një lidhje okulte që nuk e lejon kryeministrin tonë të rreshtohet në sinkron me vlerat e botës perendimore. 

Këtë senacë, në kuvend, Sali Berisha kishte ngazëllimin e plakut të shndërruar në fëmijë, teksa endej me celular në dorë për të fotografuar ministrat dhe deputetët e majtë, që ngrinin lart katronat e kuq për mohimin e genocidit serb. Ai nuk e përmbante dot entuziazmin teksa shihte kundërshtarët e tij politikë të adoptonin një qëndrim që do e kishin zili edhe në Moskë edhe në Beograd. 

Edhe më në favor të tij e shndërronin situatën justifikimet idiote të Taulant Ballës, që i shmangej thelbit të çështjes me arsyetimet se tufa e tij nuk mund të votonte projekt rezolutën e një non -grate, të vdekur, që dikur thyente embargon e naftës ndaj ish Jugosllavisë.    

https://lapsi.al/2022/05/12/socialistet-votojne-kunder-njohjes-se-genocidit-serb-ne-sebrenice/

Me perversitetin e tij, Sali Berisha ia arriti sot ti vendoste marionetat e Ramës në një pozicion të vështirë. Sepse genocidin serb, në masakrën e korrikut 1995 në Sebrenicë, ku u masakruan 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë, e ka njohur tashmë edhe Gjykata Penale e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë edhe Parlamenti Europian. Atë ka dështuar ta njohë OKB-ja si pasojë e një vetoje të Rusisë në 2015 dhe nuk e pranojnë vetëm ekstremistët e Beogradit apo ata të republika Sebskas në Bosnje.

Pra, duke shkrepur pafundësisht celularin e tij Berisha shprehte gëzimin malinj që i kishte detyruar  deputetët socialistë të bëheshi njësh me ‘botën serbe”. 

Por, sa do i rëndë të jetë ky episod për Edi Ramën dhe socialistët, sado të dëshmojë ai për vartësinë nga Vuçiç, mbi të cilën kryeministri ynë ka ngritur një këmbë të lobingut dhe reputacionit të tij ndërkombëtar, sado që ai të diskredidojë kundërshtarin në luftën e vet politike, ky hap i Sali Berishës, nuk është i llogaritur mirë. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Sepse dëmi që i bëhet në këtë rast Edi Ramës është shumë më i vogël se njolla që i mbetet Shqipërisë.

Nga sot e tutje, kushdo që të gërmojë në arkiva, kushdo që do të lundrojë në internet, do të gjejë një lajm se parlamenti ynë ka rrefuzuar ta dënojë genocidin serb në luftën e Bosnjës. Dhe kjo është një njollë që i mbetet gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në kohën që u shqyrtua kjo rezolutë. Prandaj në raste të tilla, forcat politike, përpara se të shpallin nisma të ngjashme, bien paraprakisht dakord me njëra-tjetrën, për të shmangur çdo të papritur.

Si një ish president dhe ish kryeministër, si një politikan me përvojë 30 vjeçare, Berisha e di mirë këtë. Ai është i ndërgjegjshëm se nuk mund të nxirret përfitim në politikën e brendëshme nga një çështje që të koston në arenën ndërkombëtare. E megjithatë me gjakftohtësinë e një kundërshtari cinik dhe me entuziazmin e një fotografi amator, ai e kapërceu këtë prag, duke e nxirë vërtet Edi Ramën, por duke spërkatur me cërklat e tij edhe fytyrat e të gjithëve ne. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. ...

17:47

Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Edi Rama, gjithnjë e më shumë po u përngjan atyre liderëve që, të kapur vetëm pas pushtetit, i shpallin luftë kujtdo që kritikon apo nxjerr në pah anët e errëta...

18:51

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgë...

17:59

A po përkulet Albin Kurti para Amerikës?

Nëse futesh në Google dhe e klikon Albin Kurti – Amerika, gjëja e parë që të shfaqet në këtë makinë të kërkimit është: A e duan shqiptarët Amerikën?, që është n...

12:35

Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim

Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vetë kundër metodave dhe sjelljes së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka tubuar sa hap e mbyll sytë gjit...

17:12

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48