Flash

Reagimet që nxiti Ronela Hajati në Eurovision

Lapsi.al 11 May 2022
Reagimet që nxiti Ronela Hajati në Eurovision

Gjysmëfinalja e Eurovizionit 2022 nisi me Ronela Hajatin nën ritmet e muzikës ‘Sekret’, duke elektrizuar skenën.

Por kjo nuk mjaftoi për tu kualifikuar në finalen e Eurovision. Si interpretuesja e parë, Ronela tërhoqi vëmendjen me një veshje me shkëlqim argjendi dhe një ekip me kërcimtarë dhe koreografen Klaudia Pepa. Teleshikuesit ashtu siç ndodh zakonisht u ndanë në dy kategori . Disa ishin të mahnitur nga performanca e saj dhe nuk nguruan ta ndanin mendimin e tyre në Twitter: "Hyrja e Shqipërisë në #Eurovisionin e këtij viti është shumë seksi pozitive dhe nuk zhgënjeu". Një tjetër ra dakord: 'Oh zot, publiku e tha atë legjendare.'

     

Por nga ana tjetër jo të gjithë menduan njësoj. BBC Three, nëpërmjet Twitter, komentoi performancën duke shkruar: “Kur taksia po vjen për 5 minuta dhe të duhet të thash flokët”.Të shumta kanë qenë edhe komentet në lidhje me veshjen e Ronela Hajatit në 'La Venaria Reale', ku shumë persona vinin re ngjashmërinë me një shishe disarono.

Gjithashtu ai fustan u kthye në më të komentuarin në rrjetet sociale për shkak se përngjante me një skicë të një artisti nga Rio de Janiero. Stilisti, Niko Komani në një intervistë për Wake Up foli rreth veshjes duke mos i dhënë kredite 23 vjeçarit brazilian.

Më vonë sipas hulumtimeve ,Pedro Leopoldo e ka krijuar ilustrimin në vitin 2020 për konkursin The Eco Ball, organizuar nga SOD (School of Drag), një konkurs arti online. Tema e ilustrimit ka qenë “Ndotësit”. “Doja të përcillja]një ndjesi të rëndë, prandaj vendosa shumë pëlhurë, krijova këtë veshje plot shenja, duke e mbuluar me shenja nga fundi i veshjes deri në majë,” ka shkruar ai për konkursin./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=_jWXmo0-ZjI[/embed]

 

Të këshilluara

90-vjetori i Valentino, detajet që nuk i dinit

Stilisti i famshëm Valentino Garavani mbush sot 90 vjeç dhe në këtë përvjetor të veçantë, po ju bëjmë një përmbledhje të 10 gjërave që ndoshta nuk i dinit për t...

11:32

Angela Bassett nderohet me doktoratë nderi

Aktorja e njohur Angela Bassett ka zbuluar së fundmi se ka marrë një doktoratë nderi nga Universiteti Old Dominion në Virxhinia. "Arsimi është me të vërtetë ...

18:00

Shitet në ankand piktura e Marilyn Monroe

Së fundmi një pikturë e Merilyn Monroe nga Andy Warhol u shit për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie's duke vendosur një rekord për veprën ...

17:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI